LAJME / E Hënë 15 Qershor 2026, 01:01

Nëna e dorasit dyshohet se nxiti konfliktin ku përfundoj me vrasjen e Albiosit

Rasti tronditës i vrasjes në Kobaj po merr përmasa edhe më të rënda. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se, përveç të dyshuarit kryesor për ekzekutimin e viktimës, në prangat e Policisë ka përfunduar edhe nëna e tij.

Ajo dyshohet se ka pasur rol në nxitjen e kryerjes së vrasjes, çka ka zgjeruar hetimet dhe ka ndryshuar kahun e këtij rasti që ka tronditur opinionin publik.

Autoritetet janë duke ndërmarrë veprime intensive hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e secilit person të përfshirë.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri rreth këtij rasti që po vazhdon të shkaktojë jehonë të madhe në vend.

Shënim: Dyshimet ndaj të arrestuarve mbeten në fazën e hetimeve dhe vlejnë deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga organet kompetente të drejtësisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE