LAJME / E Enjte 11 Prill 2024, 22:10

Në sy të të birit, 39-vjeçari vritet me plumb në kokë pas sherrit me disa të rinj

Sipas mediave vendase, Suedia është në një ‘luftë’ të vazhdueshme me bandat, ku vetëm në 2023 pati një numër rekord incidentesh me armë zjarri, pas përplasjeve për kontrollin e tregtisë së drogës.

Bandat rekrutojnë të rinj, për të kryer krime, mes të cilëve ka edhe të mitur të moshës 12-vjeçare.

Viktima e sotme, është qëlluar me plumb në kokë para djalit të tij, teksa po shkonin me biçikleta drejt pishinës.