Detaje të reja janë duke dalë herë pas here në lidhje me megaoperacionin antidrogë të koduar “Ura”, në bashkëpunim mes Italisë dhe Shqipërisë.
Siapas informacioneve, mësohet se në kuadër të këtij operacioni është sekuestruar një lokal shumë i njohur në Durrës, saktësisht në zonën e Currilave, ku bëhet me dije se është në pronësi të Ervis Doçit ose i njohur ndryshe si “Visi i Pojës”.
Kujtojmë se mëngjesin e sotëm janë lëshur 52 urdhër-arreste, ku gjithashtu janë sekuestruar dhe arrestuar disa persona.
Ervis Doçi, apo i njohur me nofkën “Visi i Pojës” është një personazh me “emër” për drejtësinë shqiptare. Një vit më parë në banesën e këtij shtetasi u zhvilluan kontrolle ndërkohë që SPAK lëshoi dhe një urdhër-arrest.
Në kuadër të këtij operacioni asokohe blutë sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3 milionë euro cash vetëm në banesën e Ervis Doçit.
Croatia Airlines zgjeron operimin në Shqipëri: Më shumë fluturime direkte drejt Zagrebit dhe bashkëpunim për promovimin e turizmit
Megaoperacioni i SPAK, sekuestrohet 1 televizion në Vlorë, restorante në Durrës dhe shoqëri tregtare
Ndërkohë që emri i tij është lakuar në shumë ngjarje kriminale që kanë tronditur vendin tonë. Sakaq, jo më larg se disa javë më parë edhe ish-kryeministri Berisha në daljet e tij televizive i ka bërë thirrje Doçit që të distancohej nga zgjedhjet pasi ashtu si kyredemokrati pretendonte po kërcënon qytetarët do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE