LAJME / E Shtunë 7 Qershor 2025, 17:05

Në Pekin bie ‘shi me krimba’, nxiten teori në internet për fenomenin e çuditshëm

Në Pekin bie ‘shi me krimba’, nxiten teori në internet për fenomenin e çuditshëm


Banorët e habitur të Pekinit u paralajmëruan të merrnin çadra pasi filloi ‘të binte shi krimbash’ në kryeqytetin kinez.

Ditëve të fundit u bë virale në rrjetet sociale një video që demonstronte “shiun me krimba” në rrugët e Pekinit, pakurrizorët e rrëshqitshëm mbulojnë makinat.

Gjithashtu u raportua se banorëve të këtij qyteti iu rekomandua të merrnin çadrat e tyre me vete.


Derisa autoritetet kineze ende nuk e kanë gjetur shkakun pas fenomenit të çuditshëm, teori të ndryshme po qarkullojnë në internet.

Disa sugjeruan se ato mund të jenë në të vërtetë lule plepi, një pemë shumë e njohur në zonë që është plot me fara dhe, kur lulet i bien, ato shpesh ngatërrohen me vemjet.

Një tjetër teori sugjeroi se krimbat ranë pasi bartën nga një erë e fortë, një teori e mbështetur nga revista shkencore Mother Nature Network, e cila shpjegoi se ky lloj incidenti me kafshët ndodh pas një stuhie.

“Fundi i botës po afrohet”, supozoi një përdorues i Twitter. /Telegrafi  , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE