LAJME / E Shtunë 2 Dhjetor 2023, 00:12

Ndodhi dhe kjo: Qeni përd'hunohet nga një burrë, drama në familjen e kafshës që nuk mbijetoi

Një ngjarje shokuese në Arachova të Greqisë, ku një qen shtëpie është përd’hunuar nga një burrë i cili po kërkohet nga policia lokale.

Pronari i qenit që u gjet i përdhunuar duke u përdorur edhe një objekt i mprehtë, shprehu sot dhimbjen duke folur në mediat lokale.

Ai tha se megjithë përpjekjet, qeni vdiq pas torturave të tmerrshme të shkaktuara nga një burrë pervers.

"Qeni erdhi në shtëpi gjysmë i vetëdijshëm. E kuptova që kishte ndodhur diçka e keqe”, tregoi për newsit.gr, pronari i qenit që vdiq pas përd’hunimit brutal në Araçovë.

Detajet e abuzimit tronditës sek’sual të qenit në Araçovë dhe fotografitë e kafshës së ngordhur janë rrëqethëse, tmerruese dhe tërbuese.

Ai kishte një dhimbje kaq të madhe sa më në fund vdiq disa orë pasi pronari i tij e dërgoi me nxitim te veterineri.

Duke folur për newsit që citon noa.al,  pronari i qenit tha se ende nuk mund ta besojë se dikush e ka torturuar dhe përd’hunuar qenin e tij të dashur në një mënyrë kaq të neveritshme.

“Qeni ishte në oborr. Ai nuk shqetësonte askënd, ishte kanakari i fshatit. E pashë të vinte në shtëpi dhe u trondita! E kuptova që dikush e kishte lënduar. I ishte fryrë goja, sepse sigurisht e kishin lidhur. Ajo ishte rrahur kudo në trup. Pashë edhe gjakun që rridhte dhe kuptova se ishte abuzuar seksualisht”.

Rasti ka marrë rrugën e drejtësisë nga Drejtoria e Policisë Distomo.

Presidentja e Grupit Panhelenik Kundër Abuzimit me Kafshët, Martha Poultidou, ka shkruar në faqen e saj në Facebook:

Oliver nuk jeton më për shkak të një veprimi çnjerëzor.

E kanë vjedhur nga oborri i shtëpisë në Araçovë dhe pasi e kanë dhunuar me një mjet të mprehtë, e kanë lënë të kthehet në shtëpinë e tij.

Njerëzit e tij vrapuan pas tij, por fatkeqësisht Oliveri u shua pak orë më parë duke shkuar në lagjen e engjëjve.

Rasti ka marrë rrugën e drejtësisë dhe shpresojmë që njeriu kafshë të gjendet dhe të dënohet në mënyrë shembullore.

Duhet theksuar se pak ditë më parë një kotele e gjallë është gjetur e mbytur në një qese plastike në një kosh të bashkisë në qytetin e Araçovës. Ndaj autorit është ngritur rasti dhe priten konstatimet e Prokurorisë.

Gjithashtu, në të njëjtin qytet, disa vite më parë ishte torturuar sërish një qen, të cilit i ishte prerë gjuha. /noa.al