LAJME / E Shtunë 5 Korrik 2025, 12:12

Ndodh në aeroport/ Dibranët presin me valle krushqit nga Amerika (Video)

Një atmosferë e pazakontë feste ka përfshirë aeroportin këtë të shtunë, teksa dhjetëra dibranë janë mbledhur për të pritur krushqit e tyre nga Amerika.

Me dajre, çifteli dhe valle popullore, banorët e Dibrës kanë kthyer terminalin në një skenë folklori, duke ngritur në këmbë të gjithë të pranishmit.

Zhurma e këngëve tradicionale dhe brohoritjet e të afërmve që prisnin mysafirët, krijuan një energji të rrallë, duke tërhequr vëmendjen e udhëtarëve të tjerë dhe të stafit të aeroportit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)


 

“Është një gëzim i madh, sepse kemi krushqit tanë që na vijnë nga larg për të bërë dasmën në Dibër, dhe si traditë i presim me këngë e valle,” u shpreh një prej të pranishmëve.

Zona e pritjes në arrivals u shndërrua në një festë të vërtetë popullore, duke treguar edhe një herë mikpritjen dhe krenarinë kulturore të dibranëve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE