LAJME / E Diel 1 Qershor 2025, 23:11

Ndeshja Shqipëri- Serbi, FSHF publikon detajet e biletave, ja kujt do t’i aprovohet aplikimi

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike detajet zyrtare për mënyrën e shpërndarjes së biletave dhe masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri–Serbi,

e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit 2026, që do të zhvillohet më 7 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë.

Faza e aplikimeve online për blerjen e biletave ishte e hapur nga 15 deri më 30 maj dhe ishte e vlefshme për të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit. Çdo aplikues kishte të drejtë të kërkonte deri në katër bileta.

Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm – me mbi 200,000 aplikime – FSHF ka organizuar një short elektronik nga 31 maj deri më 2 qershor për të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme fituesit që do kenë të drejtë të blejnë bileta. Aplikuesit e përzgjedhur do njoftohen përmes një email-i zyrtar me link personal për të përfunduar blerjen.


Të gjitha biletat do jenë të personalizuara me emër dhe mbiemër, ndërsa në hyrje të stadiumit do kërkohet dokument identifikimi (ID) për të verifikuar përputhjen me të dhënat e biletës.

Po ashtu, FSHF ka aplikuar filtra për të eliminuar:

aplikime të dyfishta apo të dyshimta,
llogari të rreme të krijuara për abuzim apo spekulim.
Përmes këtij sistemi, synohet eliminimi i spekulatorëve që blejnë bileta në masë për t’i rishitur më shtrenjtë, si dhe individëve që abuzojnë me sistemin për përfitime të paligjshme.


FSHF thekson se ky model është i ngjashëm me procedurat e UEFA-s, të përdorura në ndeshje me interes të lartë, si finalet e Champions League apo Kampionatet Europiane. Qëllimi është garantimi i një procesi të drejtë dhe sigurimi maksimal për të gjithë pjesëmarrësit.do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE