LAJME / E Mërkurë 10 Qershor 2026, 00:12

Nacionale/ Njeriu i Albin Kurtit bën thirrje për revolucion nga protesta në Shqipëri

Përderisa protestat po vazhdojnë në Shqipëri, gjithnjë e më shumë po shpërfaqen njerëz që përfaqësojnë interesa partiake sesa interesin qytetar. Së fundi, në protestë ka marrë fjalën një i ri me emrin Veron Hasani, i cili në Shqipëri nuk njihet, por që në Kosovë mban bajrakun si militant i hershëm i Lëvizjes Vetëvendosje dhe liderit të tyre, Albin Kurti. Militanti i VV-së në Kosovë njihet për huliganizëm, gjuhë fyese dhe linçuese ndaj kundërshtarëve politikë të Kurtit.

Dhe a e dini se cilat ishin fjalët e Hasanit në protestën për mbrojtjen e natyrës? “Poshtë diktatura, rroftë revolucioni”. Po, po, kështu ishte parulla e djaloshit të ri nga Kosova, parullë kjo e së majtës ekstreme, komuniste e anarkiste, rrjedhimisht anti-imperialiste.

Pra, në këtë protestë ka edhe njerëz të Kurtit, mesazhi i të cilëve është anti-Amerikë dhe anti-Ramë. Thirrja e tyre është për dhunë dhe jo realisht mbështetjen e kauzës “ambientaliste”. Po të kishte diktaturë në Shqipëri, rrjedhimisht nuk do të kishim as protesta.

Për shumë vëllezër nga Shqipëria, që nuk kanë njohuri për ‘huliganin’ Hasani, i cili dikur kishte sulmuar stacionin e policisë në Prishtinë, duke shkaktuar jo pak dëme, në Shqipëri është promovuar si një i ri nga Kosova që po flet në emër të bashkëqytetarëve të tij, por kjo s’ka të bëjë aspak me realitetin. Ai person nuk përfaqëson as qytetarët dhe as të rinjtë e Kosovës, por veç huliganizmin e militantëve të VV-së.

Hasani ishte arrestuar dy herë në Kosovë.

Fillimisht ndaj Hasanit është ngritur edhe aktakuzë për veprën penale “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të ngritur më 14 korrik 2016, të pandehurit Veron Hasani dhe Valmir Osmanaj akuzohen se më 12 tetor 2015, gjatë protestës së Vetëvendosjes, me veprime të dhunshme, huligane, kanë hedhur mjete të forta në drejtim të policisë dhe objektit të stacionit policor Qendra, duke thyer kështu xhama dhe dëmtuar muret e këtij objekti, duke shkaktuar dëme e pasoja të rënda.

“Më 12 tetor 2015, gjatë protestës së Vetëvendosjes, me veprime të dhunshme, huligane, kanë hedhur mjete të forta në drejtim të policisë dhe objektit të stacionit policor Qendra, duke thyer kështu xhama dhe dëmtuar muret e këtij objekti, duke shkaktuar dëme e pasoja të rënda. Në protestë është paraqitur si një i ri nga Kosova që po flet në emër të shqiptarëve të Kosovës”, thuhet në aktakuzën ndaj Hasanit dhe shokëve të tij. /Nacionale”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE