LAJME / E Shtunë 6 Qershor 2026, 18:06

Murati del me një njoftim të ri për studentët dhe punëtorët e sektorit privat për 100 eurot

Ministri në detyrë Hekuran Murati ka njoftuar se edhe nesër është i hapur aplikimi për studentët dhe punëtorët e sektorit jo-publik.

Megjithatë, Murati nuk ka treguar se kur do të dalin 100 euro për këto kategori.

Për të gjithë ata që ende nuk kanë aplikuar për masat nga Pako e Përballjes me Inflacion 2.0 (studentët dhe punëtorët e sektorit jo-publik), afati për aplikim është i hapur edhe nesër.


Sigurohuni që të dhënat që i plotësoni të jenë të sakta, në mënyrë që aplikimi juaj të mund të procesohet me sukses.


Studentët mund të aplikojnë përmes eKosova, ngjashëm sikurse herën e kaluar, kurse punëtorët e sektorit jo-publik mund të aplikojnë përmes formularit në faqen e ATK-së, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE