LAJME / E Enjte 25 Nëntor 2021, 11:11

Moti merr kthesën e madhe, mësoni si parashikohet të jetë koha sot në gjithë vendin tonë

Vendi ditën e enjte do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira deri të dendura e kthjellime.

Reshjet e shiut do të përfshijnë pasdite pjesën bregdetare me intensitet të ulët. Mjegulla, parashikohet sërish e dendur në lugina gjatë mëngjesit.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare, ndërsa në bregdet do të vijë në forcim pasdite e kryesisht në mbrëmje e vrullshme deri në formën e stuhisë në bregdetin jugperëndimor. Për pasojë, do të ketë shtim të dallgëzimit në dete të forcës 4 deri 6 ballë, kryesisht në Jon.   

në zona malore 3 deri 12°C    

 në zona e ulët 8 deri 20°C

në zona bregdetare 9 deri 20°C