LAJME / E Hënë 21 Qershor 2021, 16:04

Mos kalo pa e uruar.. Humbi fëmijën vite më parë, gruas 57 vjeçe i realizohet ëndërra bëhet nënë në këtë moshë

Një nënë 57 vjeçare është bërë një nga gratë më të vjetra në botë, që lindi fëmijë. Barbara Higgins mirëpriti në jetë djalin e saj Jack më 20 mars. Foshnja e porsalindur u krijua me anë të trajtimit IVF me burrin Kenny Banzhoff.

Barbara, nga New Hampshire, SH.B.A., dëshironte të kishte një fëmijë pasi vajza e saj Molly v diq fat keqësisht pesë vjet më parë.



Ajo i tha NBC Boston: “Fillova të shoh këto ëndrra që dëshiroja të kisha një fëmijë dhe mendova të kisha një tjetër fëmijë”.

Nëna e cila gjithashtu ka një fëmijë të quajtur Gracie, thotë se ëndërrimi i foshnjave e ndihmoi atë në procesin e saj. Kenny, 65 vjeç, është i kënaqur që ëndrrat e partneres së tij janë realizuar.


Sipas Rekordeve Botërore të Guinness, Maria del Carmen Bousada Lara është gruaja më e vjetër që lindi fëmijë. Gruaja spanjolle ishte 66-vjeç kur lindi binjakë në vitin 2006.