LAJME / E Premte 30 Maj 2025, 21:09

"Mos i jep zemrës shpresa, si të vjen..."- Jozi vjen me një dedikim për Loredanën?

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 4”, Jozi, ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Dhimbje”, e cila po bën xhiron e rrjeteve sociale për shkak të mesazhit të dyshuar të fshehur.

Fansat kanë filluar të spekulojnë se kënga është një dedikim për Loredanën, me të cilën Jozi krijoi një lidhje brenda shtëpisë së famshme.

Marrëdhënia e tyre përfundoi papritur dhe pa asnjë dalje publike në çift, pas incidentit ku Jozi goditi me shpullë Gjestin gjatë një debati të ashpër në BBVA4.

Një pjesë e tekstit që ka ngjallur më shumë reagime thotë:

“Mos i jep ksaj zemre shpresa,

si t’vjen me t’u kthy e njëjta.”

Për momentin, as Jozi dhe as Loredana nuk kanë reaguar në lidhje me spekulimet, por fansat mbeten të bindur se kënga është reflektim i ndjenjave të pathëna dhe zhgënjimit pas ndarjes , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE