LAJME / E Hënë 26 Shtator 2022, 14:02

Mori hak për vrasjen e babait duke vrarë bashkëfshatarin, prokuroria merr vendimin për Florian Përvathin

Prokuroria e Lezhes pas përfundimit të hetimeve ka kërkuar dënimin me 8 vite burg për 17 vjeçarin Florian Përvathi i cili në muajn janar të këtij viti vrau për gjakmarrje bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj.

Konkluzionet janë dhënë nga prokurori Sabri Kastrati për akuzat “Vrasje për gjakmarrje” dhe “mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Organi akuzes ka arritur të provoje se Përvathi ka kryer krimin me paramendim gjakmarrjen pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë babain kur ai ishte vetem 4 vjec, ndërsa mendohet se armën tip “pistoletë” e kishte siguruar një vit më parë në Shkoder.

Kujtohmë se Florian Përvathi ekzekutoi me armë zjarri Lek Lekgjonajn me mesditen e 24 janarit, sapo ai kishte hyre në banesen e tij në Manati të Lezhes e cila nuk ishte e banueshme pasi që prej vrasjes së babait të Florjanit familja e Lekgjonajt ishin larguar nga fshati. Përvathi po kryen dënimin në burgun e të miturve në Kavaje.