Mjeku okulist Rubin Topi i ftuar në emisionin e “Shije Shtëpie”, foli për miopinë, (uljen e shikimit) tek njeriu.
Ai u shpreh se në vitet e fundit është parë një tendencë në rritje për të miopisë, për këtë ai renditi dy faktorët kryesorë: gjenetikën dhe qëndrimin për një kohë të gjatë në ekran. Gjithashtu mungesa e dritës natyrale kishte një përqindje të lartë ndikimi në uljen e nivelit të shikimit.
Rubin Topi paralajmëroi se në bazë të studimeve është parashikuar se deri në vitin 2050 më shumë se gjysma e popullsisë globale do të kenë probleme me miopinë.
“Mendohet që deri në 2050-ën më shumë se gjysma e popullsisë globale do ketë probleme me miopinë. Eksitojnë dy realitete të miopisë, mund të jetë e lindur, ku gjasat që fëmijë të ketë miopi, nëse prindërit kanë miopi është 60% dhe ulet nëse e ka vetëm njëri pa prindërit. Por mund të jetë edhe e fituar, sepse ndoshta prindërit e kanë mësuar që të rrijë me celular në dorë ose me tablet qysh në moshë shumë të njomë dhe automatikisht e bashkuar kjo, sepse në vitet e fundit studimet janë thelluar në këtë fushë duke bërë një problem shumë të madh aktualisht për shëndetin publik global dhe këto studime të thelluara kanë dhënë rezultat.
Nuk është vetëm qëndrimi nga afër me pajisje digjitale, por është edhe mungesa e dritës natyrale dhe kjo është një e re shumë e rëndësishme. Qasja në ambient me dritë natyrale. Me të vërtet ky fëmijë mund të rrijë me tablet apo me telefon gjithë ditën, por në përgjithësi kjo është e bashkëshoqëruar me qëndrimin në një ambient të mbyllur”, u shpreh okulisti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE