
Dinamikat brenda shtëpisë po marrin një rrjedhë të re, dhe duket se banorët po analizojnë me kujdes lëvizjet e njëri-tjetrit.
Së fundmi, Miri ka ndarë mendimet e tij në Dhomën e Rrëfimit lidhur me strategjinë e Selinës dhe mënyrën se si ajo pritet të ndërveprojë me të dhe Rogertin në vazhdim të lojës.
Gjatë rrëfimit të tij, ai u shpreh i bindur se Selin e ka të pashmangshme përballjen apo bashkëpunimin me ta. Duke analizuar situatën, Miri deklaroi:
“Po ku do shkojë ajo pa ne. Lojën me ne e ka. Nuk është se do afrohet, ajo aty është. Megjithatë, Selin e di vetë. Është mënyra e Selin se si do të hyjë në lojë me mua”.
Më tej, ai zbërtheu qartë dy skenarët e mundshëm që pret nga banorja, duke lënë të hapur si mundësinë e një përplasjeje, ashtu edhe të një aleance:
“Varianti i parë është që do të hapë një konflikt midis meje dhe Rogertit. E dyta është hapja e një lloj loje ose shtrirje dore miqësore midis meje dhe asaj”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
