LAJME / E Shtunë 27 Qershor 2026, 21:09

Ministri i Brendshëm Lamallari bën një deklaratë të fortë: Persona të tjerë mund të shpallen “Non Grata”

Në një intervistë për Euronews Albania, Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, paralajmëroi se mund të ketë persona të tjerë që mund të shpallen “Non Grata” nga qeveria shqiptare, sepse mund të kërcënojnë sigurinë kombëtare të vendit.

“Pastaj, e thashë pak më parë, më lejoni ta përsëris. Çdo javë, kam dhjetëra kërkesa në tavolinën time që vijnë nga agjencitë ligjzbatuese. Kjo është një punë dinamike që vazhdon ditë pas dite. Dhe nëse rezulton se këta njerëz janë të përfshirë në krim të organizuar, në krime të rënda, në mashtrime, në shantazhe që u bëhen qytetarëve shqiptarë.

Nëse ndodh që këta njerëz të marrin pjesë, përveç aktiviteteve të tyre të përditshme, sigurisht që thashë të rrezikshme, të marrin pjesë edhe në protestë, kjo nuk do të thotë se do të frikësohemi. Detyra jonë është të zbatojmë ligjin pikë për pikë, sepse në fund të ditës, pavarësisht nuancave apo situatave të ndryshme politike, Policia e Shtetit duhet të jetë në krye të detyrave të saj dhe të mbrojë qytetarët shqiptarë. Dhe, pa u frikësuar nga presioni publik që mund të krijohet nga gjyqet e ndryshme që mund të vijnë.

Por, sigurisht, kjo është detyra ime, kjo është detyra e qeverisë shqiptare, kjo është ajo që na është besuar dhe mbi të gjitha, mbizotëron interesi publik...”, tha Lamallari, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE