Serbia po përdor paratë europiane për të blerë armatime. Mediat në Beograd raportojnë se qeveria ka miratuar një projektligj që konfirmon marrëveshjen e kredisë mes shtetit serb dhe një grupi institucionesh financiare franceze dhe europiane, me qëllim që të bëhet i mundur financimi i prokurimit të 12 avionëve luftarakë të Francës, Rafale.
Vlera e kontratës mes shtetit të Serbisë me kompaninë Dassault Aviation është 2.7 miliardë euro, ku 1.9 miliardë janë marrë kredi dhe pjesa tjetër nga fondet buxhetore.
Siç raportojnë mediat, kredia është tepër e favorshme pasi ka një normë interesi të ndryshueshme bazuar në Euribor gjashtëmujor me një kuotë fikse prej 0.98 për qind në vit.
Në doktrinën e re ushtarake të Serbisë, thuhet se blerja e avionëve të luftës “Rafale” është pjesë e strategjisë për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe kapaciteteve mbrojtëse.
“Posedimi i këtyre avionëve kontribuon ndjeshëm në përmirësimin e aftësisë për të kontrolluar dhe mbrojtur hapësirën ajrore, për të projektuar fuqi ushtarake dhe për të penguar kërcënimet e mundshme”, lexohet në memorandumin shpjegues të ligjit.
Me kërcënime të mundshme, shteti i Serbisë i referohet asaj që e konsideruar shpesh si rrezik që i vjen nga “rrethi i NATO-s”, pra që rrethohet nga shtete anëtare në aleancën e fuqishmet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE