Çifti presidencial është marrë sot zyrtarisht të pandehur për aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI në SHBA. Avokatja Alesia Balliu, e ftuar në një intervistë televizive komentoi temën më të ‘nxehtë’ aktuale politike. Balliu, u shpreh se nëse drejtësia provon akuzat që rëndojnë ndaj Metës atëherë ky i fundit duhet që të marr dënimin maksimal.
‘Çdo njeri që ka prekur paratë e popullit duhet që të marr ndëshkim maksimal. Çifti Meta-Kryemadhi thoshin ne kemi banjo edhe për macet, ndërkohë njerëzit vuajnë, çdo njeri duhet që të jetë i barabartë para ligjit.
Iliri njihet si Like floriri, e njeh i gjithë populli kështu. Nëse ai thotë se është bërë një hetim i padrejtë atëherë ai ka të drejtë që të bëjë ankimim. Nëse Meta do jetë i pastër duhet që ta vërtetojë drejtësia, nëse nuk është atëherë ai duhet që të marr dënimin maksimal’, tha ajo.
Balliu u ndal edhe tek deklarata e Berishës për zgjedhjet, për të cilat tha se është i paqëndrueshëm në deklaratat që bënë. Ajo tha se PD duhet që pas humbjes në zgjedhje të bëjë një analizë brenda partisë.
‘Berisha ishte i bindur për fitoren dhe tani që humbi thotë nuk ka zgjedhje të lira me Edi Ramën. Berisha tha nuk hyj në zgjedhje pa qeveri teknike dhe hyri në zgjedhje. Deklarata që Berisha bënë në mëngjes nuk i bënë në darkë dhe krijon një pabesueshmëri tek publiku. Nëse ti nuk garanton një proces demokratik brenda partisë tende dhe ke hall personal, kjo s’të lejon ty që të shohësh më tutje. Problemi është Berisha, nuk është Rama, populli nuk kanë një mundësi dhe një alternativ tjetër që të zgjedh. Këta nuk mbajnë përgjegjësi për humbjen dhe Berisha u thotë demokratëve hani bar sepse unë kam hallin e fëmijëve të mi. A do bëjë analizë kjo parti, apo do të dal e dyta gjithmonë. Vetëm justifikime kanë’, tha ajo , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE