
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e rëndë që tronditi Ferizajn mbrëmjen e së dielës, ku një 32-vjeçar u gjet i pajetë me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.
Sipas informacioneve të siguruara nga Gazeta Insajderi, viktima është identifikuar si Florim Haxhidema, rreth 32 vjeç. Trupi i tij është gjetur brenda një banese në katin e nëntë të objektit “Intercon C1”, në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj.
Burime nga organet e hetuesisë bëjnë të ditur se, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë dy persona, Muhamet Begisholli, rreth 48 vjeç, dhe vajza e tij Arjeta Roshaj, rreth 24 vjeçe. Ata dyshohen për përfshirje të drejtpërdrejtë në këtë rast dhe ndaj tyre është iniciuar procedura për veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Sipas të dhënave të para nga hetimet, viktima kishte një plagë në kokë që dyshohet se është shkaktuar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një pistoletë dhe një gëzhojë, të cilat janë dërguar për ekzaminime forenzike në kuadër të hetimeve.
Hetuesit kanë konstatuar se banesa ku ndodhi ngjarja dhe ku u gjet trupi i pajetë i 32-vjeçarit është në pronësi të të dyshuarit Muhamet Begisholli.
Sipas informacioneve të deritanishme, në momentin e incidentit në banesë ndodheshin edhe bashkëshortja e Muhamet Begishollit, Hanife Roshaj, si dhe vajza e tyre, Arjeta Roshaj, e cila tashmë është në mesin e të arrestuarve.
Burimet bëjnë të ditur se Arjeta Roshaj ka pësuar edhe lëndime trupore gjatë incidentit. Ajo është dërguar për trajtim në Repartin e Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po mbahet nën masa të sigurisë policore, ndërsa ndaj saj është ekzekutuar vendimi për ndalim 48-orësh.
Ndërkohë, Hanife Roshaj në këtë fazë të procedurës trajtohet vetëm në cilësinë e dëshmitares dhe pritet të intervistohet nga hetuesit për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i Florim Haxhidemës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet obduksionit.
Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet intensive për të sqaruar motivin dhe të gjitha rrethanat që çuan në këtë ngjarje të rëndë, ndërsa pritet që në ditët në vijim të publikohen informacione të reja nga autoritetet kompetente, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
