LAJME / E Diel 22 Tetor 2023, 14:02

Meryl Streep ndahet nga bashkëshorti pas 45 vjetësh martesë

Meryl Streep dhe bashkëshorti i saj Don Gummer kanë jetuar të ndarë vitet e fundit.

Lajmi u konfirmua nga një përfaqësues i Streep në një deklaratë për People të shtunën.

“Don Gummer dhe Meryl Streep janë ndarë për më shumë se 6 vjet, dhe ndërsa ata gjithmonë do të kujdesen për njëri-tjetrin, ata kanë zgjedhur jetën e ndarë”, tha një përfaqësues i Streep për median.

Aktorja 3 herë fituese e Oskarit dhe Gummer, një skulptor, u martuan në vitin 1978. Muajin e kaluar shënuan 45-vjetorin e martesës së tyre.

Streep dhe Gummer u fotografuan në ngjarje të shumta së bashku gjatë viteve, por kryesisht e mbajtën jetën e tyre personale larg shtypit.

“Nuk ka asnjë udhërrëfyes se si të rrisësh një familje: Është gjithmonë një negociatë e madhe”, tha Streep për Vogue në 2002. “Por unë kam një nevojë tërësore për të punuar dhe për të pasur lidhje të mëdha dashurie në jetën time. Nuk mund ta imagjinoj të shmang njërën për tjetrën”.

Të dy janë prindër të katër fëmijëve tashmë të rritur, një djali, Henry, dhe tre vajza, Mamie, Grace dhe Louisa.