LAJME / E Enjte 3 Korrik 2025, 13:01

Më shumë se 900 tërmete në dy javë/ Vendi g*ditet nga lëkundja të reja sizmike, a ka vend për fr*kë?

Një tërmet me magnitudë 5.5 goditi një ishull të largët në jugperëndim të Japonisë të enjten, me epiqendrën pranë zinxhirit të ishujve Tokara në prefekturën Kagoshima.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 20 kilometrash dhe autoritetet nuk lëshuan paralajmërim për cunami. Në dy javët e fundit, mbi 900 tërmete kanë tronditur këtë zonë, duke shkaktuar frikë dhe shqetësim te banorët.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë nuk ka dhënë një parashikim se kur do të përfundojë kjo valë tërmetesh.

Numri i tërmeteve ditore ka pasur luhatje, me kulmin prej 183 tërmetesh më 23 qershor dhe rritje të re në fund të muajit.

Në shtator 2023, zona e Tokarës përjetoi gjithashtu një aktivitet të lartë sizmik me 346 tërmete. Shtatë nga 12 ishujt Tokara janë të banuar, me rreth 700 banorë gjithsej. Ekspertët shpjegojnë se topografia e veçantë e zonës ndihmon në krijimin e presionit nën det, që çon në tërmete të shpeshta, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE