LAJME / E Enjte 5 Tetor 2023, 13:01

Me kallashnikov në makinë, 20-vjeçari nuk i bindet policisë dhe tenton të largohet

Një 20-vjeçar i armatosur me kallashnikov që udhëtonte me makinë, nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet.

Ngjarja ka ndodhur në Rreshën, aty ku në pranga ka rënë i riu P.T., banues në Rrëshen.

Forcat e policisë ju vunë në ndjekje dhe mundën ta ndalonin. 20-vjeçarit iu gjet një kallashnikov me 27 fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.  /tvklan.al