LAJME / E Shtunë 13 Qershor 2026, 17:05

Mbyllet gjithçka! Diaspora nepër ambasada befason me rezultatet e votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është përmbyllur numërimi i votave nga të gjitha 47 vendvotimet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

Sipas rezultateve të publikuara, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 18,789 vota apo 83.28% të votave.

Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 1,608 vota apo 7.13%.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 1,490 vota apo 6.60 për qind, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 464 vota apo 2.06 %.

Ndërkohë, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave të ardhura me postë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE