Qershori ka nisur me valën e parë të të nxehtit afrikan. Meteorologia Tanja Porja paralajmëroi një muaj të nxehtë me temperatura të larta që do të arrijnë deri në 35 gradë.Sipas saj gjatë ditës së sotme temperatura më e lartë 32 gradë do të regjistrohet në Elbasan.
Sipas saj gjatë ditës së sotme temperatura më e lartë 32 gradë do të regjistrohet në Elbasan. Porja paralajmëron gjithashtu një verë të thatë dhe me temperatura që do të kapërcejnë 40- gradëshin.
“Deri në datën 15 qershor termometri qëndron në grada të larta, mëngjeset sa vijnë e ngrohen. Qershori do të jetë një muaj i nxehtë. Pritet që qershori të kapë 38 gradë, por në 3 ditë të ndara, po jo ditë të njëpasnjëshme. 38-gradëshi Fier, Elbasan, Berati, ndërsa Gjirokastra me pikëpyetje.
Freskohet pak në mes të qershorit dhe pastaj kthehen temperaturat e larta. Kjo verë do të jetë shumë e thatë. Korriku dhe gushti do ta arrijnë dhe kapërcejnë 40-gradëshin. Mungojnë reshjet deri në shtator”, tha Porja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE