
Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit.
Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur “Rama ik!” dhe “Poshtë diktatura!”, turma e madhe e protestuesve është ndalur përpara Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në këtë pikë të marshimit, revolta është përqendruar e gjitha ndaj drejtueses së këtij dikasteri, njëherësh ish-zëvendëskryeministre.
Protestuesit kanë shpërthyer njëzëri në kor me thirrje të forta, duke kërkuar arrestimin e saj lidhur me dosjet e nxehta të korrupsionit dhe hetimet e fundit:
Thirrjet për vënien para përgjegjësisë ligjëtare të ish-numrit dy të qeverisë, e cila është vënë në shënjestër të akuzave dhe hetimeve nga SPAK për abuzimet me projektet e infrastrukturës dhe aferat milionëshe, kanë ushtuar përpara ministrisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
