LAJME / E Diel 8 Qershor 2025, 13:01

Manaj reagon pas penalltisë së humbur: Sot ndjej një …

Kombëtarja shqiptare barazoi me shifra 0-0 mbrëmjen e djeshme përballë Serbisë në “Air Albania”. Ndërkohë, një nga momentet kyçe, ishte minuta e 46-të e pjesës së parë, kur u dha një penallti në favor të kuqezinjve.

Por, Rey Manaj nuk ia doli që të shënonte, pasi topi i goditur prej tij, u prit nga portieri serb, Dorde Petrovic.

Ndërkohë, sulmuesi i Kombëtares sonë ka reaguar për herë të parë, duke kërkuar falje për penalltinë e humbur. Ndër të tjera, Manaj tregon se po ndjen dhimbje të madhe në këto momente.

Sot ndiej një dhimbje të madhe që nuk mund ta shpjegoj me fjalë. E di sa shumë prisnin shqiptarët nga kjo ndeshje dhe e di sa rëndësi kishte ajo për të gjithë ne. Më vjen thellësisht keq për penalltinë që humba.

Si sulmues gjithmonë marr përgjegjësinë përpara portës, dhe nuk arrita të bëj atë që duhej. Ju kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve shqiptarë, bashkëlojtarëve dhe stafit. Ju siguroj që kjo ndjesi nuk më lë rehat dhe do ta përdor si forcë për të ardhur më i fortë, për i përqëndruar dhe më i vendosur , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE