LAJME / E Hënë 2 Tetor 2023, 19:07

Maliq, e zë poshtë kali teksa priste dru në mal, humb jetën 62-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjyras të bashkisë Maliq.

Një 62-vjeçar me iniciale A.Sh. ka shkuar për të prerë dru në malin e këtij fshati, me kalë.

Gjatë rrugës, për shkak të terrenit të vështirë, 62-vjeçari është rrëzuar në tokë dhe kafsha i ka rënë përsipër, duke e lënë të vdekur në vend.

Viktima është gjetur nga disa banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.