Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në rrugën Bulqizë – Peshkopi në vendin e quajtur Vajkal. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë ku njëra ka përfunduar e shkatërruar jashtë rrugës.
Të dy automjetet kishin vetëm drejtuesit, të cilët janë plagosur si pasojë e përplasjes.
Ata janë dërguar për mjekim në spitalin e Bulqizës ku mësohet se fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Ky nuk është aksidenti i parë në këtë vend pasi vetëm pak javë më parë një mësuese u përplas për vdekje nga një automjet në lëvizje.
Në këtë segment rrugor automjetet qarkullojnë me shpejtësi të lartë, ndërsa është kryqëzim i rrugës së Arbrit me rrugën e lagjes së vjetër të Bulqizës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE