Në dëshminë e parë në Gjykatën e Posaçme, i penduari i drejtësisë Artan Tafani ka rrëfyer para togave të zeza edhe zanafillën dhe dinamikën e vrasjes së Elton Mermalit, i njohur ndryshe si “Kinezi”, i cili ka qenë pjesë e bandës së Aldo Bares.
Sipas Tafanit, Elton Mermali është ekzekutuar me porosi dhe udhëzime të Laert Haxhiut, pasi ky i fundit dyshonte se ai kishte qenë i përfshirë në vrasjen e djalit të xhaxhait të tij.
Sipas dëshmisë së Tafanit, Elton Mermali alias Alban Semaku, sapo kishte dalë nga burgu, teksa e kanë ekzekutuar duke zbatuar planin për ta gënjyer atë lidhur me konsumin e heroines, pasi ishte konsumues droge. Në vrasje ka marrë pjesë edhe Lulzim Spahija alias Lulzim Arapi.
Artan Tafani: Laerti na tha që do më sillni Elton Mermalin. Ka qenë i bandës së Aldo Bares, donte ta vriste. Gjatë kohës që ishte në Greqi, thoshte për Mermalin se ai sapo kishte dalë nga burgu, ishte përdorues. Nuk ishte mirë ai, bridhte rrugëve. Unë e njihja, sepse e kam pasur në paraburgim atë çunin. Na tha Laerti: “Nisuni për Lushnjë, do presësh Elton Mermalin.” Na dha 300 euro, kanë qenë prerje 100, na i dha për rrugë. Mora Lulëzimin, u nisëm për Lushnjë. Kaluam për Peqin dhe do gjenim vend për ta vrarë, poshtë urave e gjithë andej. Për çdo gjë flisnim me Laertin, na thoshte ai çfarë do bënim. Lulëzimin e shkretë e mori që fëmijë, e la pa shkollë, pa familje, pa gjë. Ai foli me Lulëzimin në chat, email, dhe i tha të niseshim natën, të gjenim Mermalin. Ta impononte gjënë ai. E kërkoj unë Mermalin vërdallë, se gjej.
Si përfundim, parkoj makinën dhe e gjej përpara shtëpisë së tij. Hajde, i them unë këtij, më ndiq nga mbrapa. Marr makinën unë dhe kthehem, më ndjek ky mua. Më hipën në makinë dhe ikëm te shtëpia ime. Lulëzimi ishte te shtëpia ime, më priste. I them unë këtij: “Marim Lulëzimin dhe një shokun tim dhe ikim, marrim mallin që të kam premtuar.” Lulëzimi u nis përpara, ne mbrapa, i thashë e kemi fshehur te ferrat. Sa mbërritëm aty, i gjuajta unë atij një tek plumb sa vajtëm dhe ika me vrap. Armën ma dha Lulzim Arapi, ishte me silenciator. I gjuajti me dy plumba të tjerë dhe Lulzim Arapi. Isha 5-10 metra afër kur i gjuajti Lulzimi. Hipëm në makinë dhe ikëm, unë isha në timon. “Mere armën,” i them unë, “dhe çmontoje,” sa dolëm në rrugë kryesore Peqin-Elbasan. Ky po i hiqte fishekët, se çfarë bëri një gabim dhe shkrepi armën, plagosi veten në këmbë, te gishti. I hyri plumbi tej për tej në mish. U panikosëm, u çorientuam dhe pastaj i them Laertit unë. Aty te ura e Rrogozhinës hodha silenciatorin dhe fishekët që ngelën dhe ika, se kisha këtë të plagosur në makinë. Po flisja me Laertin gjatë kësaj kohe dhe më tha: “Merr këto ilaçet për ta mjekuar.” E marr, e çoj te shtëpia, e mjekoj atje.
Armën e hodha në Lushnjë, karikatorin e hodha veç, silenciatorin veç, armën veç. Nuk e gjetën armën për vrasjen e Elton Mermalit. E mora Lulëzimin, e çova në Tiranë pastaj dhe u ktheva në Lushnjë. Fola me Lulëzimin pastaj, më tha është gjet trupi i viktimës. Nisa për në Durrës nga rruga që ikën për Tiranë, nga Ndroqi. Në një restorant atje ishte Bledari me Laertin, po prisnin aty, bashkë me dy çuna të tjerë. Ishin policë ata, njëri ishte inspektor në Elbasan, po hanin drekë aty. Më sugjeruan një parkim për të çuar makinën time. Erdhi Laerti me Bledarin, ishin me Range Rover Sport, tipi i fundit, dhe më morën te TEG-u, ikëm te Deluxi.
Elton Mermalin donte ta vriste Laerti, sepse thoshte ka marrë pjesë te vrasja e çunit të xhaxhait të Laertit. Ma ka shpjeguar përpara se të vritej. I pranishëm ka qenë Lulzim Arapi kur na e ka thënë këtë muhabet. Ka qenë prezent ai kur i kanë gjuajtur çunit të xhaxhait. Mermali nuk ishte mirë ai, ishte si me probleme. E kam njohur në Rrogozhinë në burg, aty ishte mirë ai, pastaj pinte ilaçe. Rrinte vetëm, mbante kokën nga qielli, nuk përmendej. Mamaja e tij kishte një kafene të vogël. Elton Mermali njihej si “Kinezi”. Edhe në burg kështu njihej. Njihej dhe si Alban Semaku, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE