LAJME / E Shtunë 8 Gusht 2026, 18:06

Ky është 20-vjeçari që u vra me kallashnikov, ishte pjesë e Forcave të Armatosura, u përpoq t’i shpëtonte autorit, por ai e ndoqi këmba-këmbës (DETAJE)

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur pasditen e kësaj të shtune qytetin e Korçës, ku një 20-vjeçar është vrarë me armë zjarri në lagjen nr. 14. Viktima është identifikuar si Joan Zuko, i cili sipas informacioneve paraprake rezulton të ishte pjesë e Forcave të Armatosura.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa dinamika e krimit po hetohet nga Policia dhe grupi hetimor që ndodhen në vendngjarje.

Sipas të dhënave paraprake të siguruara për ngjarjen, Zuko dyshohet se është ndjekur nga autori përpara se të përfundonte brenda një pallati në zonën e lagjes nr. 14. 20-vjeçari, i cili mësohet se nuk ishte banor i kësaj lagjeje, dyshohet se ka tentuar t’i shpëtojë ndjekjes duke u futur në hyrjen e një apartamenti. Por përpjekja për t’u fshehur nuk ka mjaftuar.

Autori dyshohet se e ka ndjekur deri brenda pallatit, ku ka arritur ta gjejë dhe më pas e ka qëlluar me armë zjarri, dyshohet kallashnikov. Plumbat i kanë shkaktuar plagë të rënda 20-vjeçarit, duke i marrë jetën.

Menjëherë pas të shtënave, autori është larguar nga vendngjarja dhe aktualisht ndodhet në arrati. Policia ka nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e tij.

Forca të shumta policie kanë futur qytetin e Korçës në shtetrrethim, ndërsa grupi hetimor po punon për mbledhjen e provave dhe dokumentimin e plotë të skenës së krimit.

Hetuesit pritet të marrin në pyetje persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, ndërsa kamerat e sigurisë në zonë mund të jenë një prej elementeve të rëndësishme për rindërtimin e lëvizjeve të viktimës dhe autorit para dhe pas krimit.

Ky është Joan Zuko, 20-vjeçari që mbeti i vrarë pasditen e kësaj të shtune në lagjen nr. 14 në Korçë. I riu i cili ishte pjesë e Forcave të Armatosura prej dy vitesh, u qëllua me armë zjarri në rrethana që tashmë janë nën hetim.

Sipas informacioneve paraprake, Zuko dyshohet se është ndjekur nga autori përpara se të futej në një pallat, në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes.

20-vjeçari, i cili nuk ishte banor i zonës, dyshohet se ka tentuar të fshihet në hyrjen e një pallati. Por autori ka arritur ta gjejë dhe, sipas të dhënave paraprake, e ka qëlluar me armë zjarri, dyshohet me kallashnikov.

Pas ngjarjes, Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të vrasjes dhe ka intensifikuar kontrollet në terren për lokalizimin dhe kapjen e tij. Sakaq për mediat është bërë me dije se autori edhe viktima ishin shokë dhe ishin rritur të dy bashkë.

Në disa zona janë ngritur postblloqe policie, ndërsa efektivët po kontrollojnë akset rrugore dhe zonat përreth, me qëllim parandalimin e largimit të të dyshuarit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE