
Është identifikuar viktima e vrasjes së ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës.
Bëhet fjalë për Johan Zukon, rreth 20 vjeç, i cili mësohet se ishte pjesë e Forcave të Armatosura.
Sipas informacioneve paraprake, autori dyshohet se e ka ndjekur të riun, i cili nuk ishte banor i zonës ku ndodhi krimi.
Në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes, Johan Zuko mësohet se është futur në një pallat. Megjithatë, autori dyshohet se e ka ndjekur edhe brenda ambienteve të ndërtesës dhe më pas e ka qëlluar me armë zjarri.
Dyshohet se në krim është përdorur një armë zjarri, tip kallashnikov. Pas të shtënave, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja dhe aktualisht ndodhet në arrati.
Forcat e policisë kanë mbërritur në zonë dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes. Grupi hetimor po mbledh dhe administron provat në vendngjarje, ndërsa po punohet për kapjen e autorit.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar motivin e vrasjes, si dhe dinamikën e plotë të ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
