
Një tjetër episod është regjistruar pranë një prej bizneseve të reperit Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy. Një sasi e vogël e dyshuar lënde eksplozive është gjetur në orët e para të mëngjesit pranë derës së dyqanit të tij në zonën e Plazhit në Durrës.
Përmes një njoftimi zyrtar, Policia e Durrësit bëri me dije se ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 13, Plazh, ku pranë derës së një biznesi në pronësi të shtetasit Rigels Rajku është konstatuar një sasi e dyshuar lënde eksplozive, e cila nuk kishte shpërthyer.
Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Aktualisht vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa hetuesit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
Nuk është hera e parë që një biznes i lidhur me familjen Rajku bëhet objekt i një ngjarjeje të tillë.
Një precedent i ngjashëm u regjistrua më 8 qershor 2022, kur një atentat me lëndë plasëse shkatërroi pjesën ballore të butikut “Illyrian” në Durrës, biznes i lidhur me familjen e Rigels Rajkut.
Ngjarja e vitit 2022 mori vëmendje të gjerë edhe për shkak të përplasjeve publike të asaj kohe mes Kleviol Ahmetit, i njohur si Cllevio Serbiano, dhe Rigels Rajkut, Noizy.
Atentati është përfshirë më vonë në një dosje të SPAK, në kuadër të hetimeve ndaj grupit të Laert Haxhiut. Në dokumentet e Prokurorisë së Posaçme, ngjarja e 8 qershorit 2022 është evidentuar si “shkatërrim i pronës me eksploziv”, në dëm të Bashkim Rajkut dhe Rigels Rajkut.
Në kuadër të kësaj dosjeje, Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj Laert Haxhiut dhe bashkëpunëtorëve të tij një sërë akuzash, mes tyre “shkatërrim i pronës me eksploziv”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, si dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
