
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka publikuar në llogaritë e tij videon e një vajze që largohet nga ambientet e Burgut të Peqinit, dhe shprehet se ajo është një eskortë që ka shkuar për të plotësuar qejfet e të burgosurve.
Ai akuzon Edi Ramën se gjatë qeverisjes së tij, qelitë janë shndërruar në hotele për bandat e pushtetit, ndërsa për drejtorin e burgut, Altin Ago, thotë se ai kujdeset që këto banda të rehatohen dhe të mos ju mungojë asgjë.
“Eskorta në burgun e Peqinit. Rama i shndërroi burgjet në motele për bandat e pushtetit.
Edhe pse në rrjete sociale u bë virale një video ku shfaqej një qeli luksi, drejtorin e burgut të Peqinit s’e gjeti gjë. Altin Ago vazhdon “detyrën” e rehatimit të bandave, duke u siguruar që të mos mungojë gjësend”, shkruan Flamur Noka, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
