
Dje u mbajt protesta e 27-të radhazi e revoltës qytetare kundër qeverisë, e cila filloi si kundërshtim ndaj projektit të resortit në Zvërnec dhe Sazan, por që tani është shndërruar në një lëvizje shumë më të gjerë me kërkesën kryesore për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe shumicës socialiste. Një nga subjektet që fshihet pas këtyre protestave është Soros, i cili ka qenë financuesi kryesor i dhjetëra OJQ-ve që
janë pjesë integrale e protestave, ndërsa mbështetja mediatike ndërkombëtare vjen nga media të fuqishme të financuara prej tij që po sulmojnë hapur investimin e familjes Trump me tituj të tillë si “Ivanka Trump ndez Shqipërinë”, etj.
Në situatën aktuale, ku artileria e rëndë mediatike ka qëlluar mbi familjen Trump dhe Shqipëria është bërë pjesë e një lufte titanike midis të majtës dhe të djathtës, roli i familjes Soros duket se ka sakrifikuar “ushtarin” e saj besnik, Edi Ramën, për interesat e së majtës amerikane, por edhe të lëvizjes sorosiste. Nga ajo që ka ndodhur aktualisht, kryeministri shqiptar është i ndarë midis familjes Trump dhe familjes Soros, ku roli i tij mbetet i paqartë nëse është viktimë e luftës së Soros apo bashkëpunëtor i tij sekret në luftën kundër republikanëve dhe vetë Presidentit Trump.
Soros duket se ka sakrifikuar ushtarin e tij besnik, pasi ky i fundit ka krijuar edhe kosto të mëdha politike për shkak të akuzave për korrupsion. Në këtë rast, ai po shërben si “spastrim” i një problemi që tashmë është bërë barrë për rrjetin sorosian. Ndërkohë, dyshimet janë rritur edhe në kampin Trump se vetë Rama po luan me dy gola, duke u përpjekur të ruajë lidhjet me të dyja palët.
Fred Abrahams del në fushë
Fred Abrahams, një figurë e rëndësishme për Sorosin, por edhe për shërbimet sekrete amerikane, i cili ka qenë një nga personazhet që ka qenë aktiv kudo që ka pasur ndryshime tektonike në Ballkan dhe më gjerë, ka zbritur në fushën e betejës. Fakti i përfshirjes së Fred Abrahams në protestat aktuale është deklaruar edhe nga njeriu i medias i Edi Ramës, Baton Haxhiu, i cili ka deklaruar se Abrahams ka qenë aktiv dhe i pranishëm kundër Edi Ramës gjatë ditëve të protestave.
Fred Abrahams, gazetari amerikan dhe ish-drejtori i lartë i Human Rights Watch, është rikthyer në qendër të debatit publik në Shqipëri pas kritikave të tij ndaj qeverisë dhe mbështetjes që ka shprehur për protestat e fundit. Marrëdhënia midis Fred Abrahams dhe Edi Ramës fillon në vitet më të vështira të tranzicionit shqiptar. Abrahams mbërriti për herë të parë në Shqipëri gjatë viteve 1993–1994 pikërisht në kuadër të projekteve të financuara nga Fondacioni Soros. Abrahams në librin e tij “Shqipëria e Re – Nga Diktatura në Demokraci në Evropë” dokumentoi ngjarjet dramatike të vitit 1997.
Në këtë libër, ai përshkruan me detaje dhunën e ushtruar ndaj Edi Ramës, i cili ishte publicist dhe aktivist në atë kohë, si dhe ndaj Ndre Legisi-t, duke e paraqitur Ramën si një nga figurat e goditura nga qeveria e kohës. Marrëdhënia midis tyre vazhdoi edhe vite më vonë. Në dhjetor 2015, Fred Abrahams promovoi librin e tij në Tiranë dhe u prit nga Edi Rama në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Kryeministri. Në atë kohë, Rama vlerësoi publikisht librin e Abrahams, duke e përshkruar atë si një reflektim profesionalisht të paanshëm dhe një kujtim të rëndësishëm të 25 viteve të tranzicionit shqiptar. Por me kalimin e viteve, marrëdhënia ndryshoi rrënjësisht.
Në intervista dhe analiza të shumta publike, Abrahams ka deklaruar se Rama i sotëm nuk ka më asnjë ngjashmëri me disidentin, artistin dhe aktivistin e të drejtave të njeriut që ai njihte në fillim të viteve 1990. Një nga kritikat më të forta lidhet me afrimin e kryeministrit shqiptar me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, të cilin Abrahams e ka konsideruar një devijim nga idealet demokratike që Rama dikur përfaqësonte. Në shkrimet e fundit, Fred Abrahams e ka përshkruar udhëtimin politik të Edi Ramës si një transformim "nga kritiku i vitit 1997 në autokratin e sotëm".
Sipas tij, megjithëse Shqipëria nuk është më në kaosin e vitit 1997, pushteti është përqendruar në një dorë të vetme dhe qeveria ka marrë elementë autoritarë. Qëndrimet e tij të fundit ndaj protestave kanë sjellë reagime të forta nga Partia Socialiste. Eksponentë të shumicës, përfshirë Taulant Ballën, kanë publikuar deklarata dhe video duke akuzuar Fred Abrahams për riciklimin e propagandës serbe kundër komandantëve të UÇK-së. Nga njeriu që dokumentoi dhunën kundër Edi Ramës dhe u lavdërua publikisht prej tij në vitin 2015, ai sot është bërë një nga kritikët më të ashpër ndërkombëtarë të qeverisë së Kryeministrit shqiptar.
Paralelisht, lidhja e tij e hershme me Fondacionin Soros dhe lidhjet e tij me Sorosin vazhdojnë të përdoren si elementë të debatit politik në Shqipëri. Karriera ndërkombëtare e Abrahams përfshin gjithashtu dokumentimin e krimeve serbe në Kosovë (1998–1999), ku dëshmia e tij shërbeu kundër Millosheviqit në Hagë, si dhe misionet në Maqedoninë e Veriut, Irak, Libi, Siri, Gaza, Liban, Sri Lanka dhe Bangladesh. Sot, nga dëshmitari dhe mbrojtësi i viteve 1990, Fred Abrahams është bërë një nga kundërshtarët më të zëshëm të Ramës, duke e parë atë si personifikim të dështimit të premtimeve të tranzicionit demokratik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
