LAJME / E Diel 21 Janar 2024, 17:05

'Kur rraha gruan time, e di si ju kam ju apo jo'! Klodian Duro përjashtohet nga 'Big Brother VIP'

Futbollisti Klodian Duro është skualifikuar nga loja e Big Brother VIP. Për këtë shkak janë bërë diska deklarata të thëna prej tij gjatë darkës me banorët pas prime-it.

Në një moment teksa ndodhej i ulur rreth tavolinës, ai ka nisur duke kërcënuar. Madje ka zbuluar edhe arsyen se pse dhunonte ish-partneren e tij.

“Ruhuni nga unë se kur kam rrahur gruan a e di si më dukeni ju. Po i futa dhe një a dy gota raki tani, se kam kohë pa e provuar. E rraha ngaqë më mbante gocën, mbante gocën time”, u shpreh ish-futbollisti i Kombëtares mbrëmjen e kaluar, teksa të gjithë po darkonin në tryezë.

Nga ana tjetër, Meriton Mjekiqi mundohet që ta ndalojë së folur dhe i thotë: “Nuk je ti ai”.

Stafi njoftoi përjashtimin e tij nga loja:

“Banorë, gjatë darkës pas spektaklit mbrëmë është dhënë një deklaratë e rëndë, e papranueshme, që bie ndesh me rregullat e programit si dhe me normat e shoqërisë ku jetojmë.

Big Brother ka vendosur të skualifikojë në mënyrë të menjëhershme Klodian Duron nga gara.

Big Brother i tërheq vëmendjen të gjithë banorëve të jenë shumë të kujdesshëm në fjalët dhe veprimet e tyre që lidhen me dhunën”.

Klodiani: Ruajuni nga mua se unë kur kam rrahur gruan time, e di si dukeni ju apo jo? Ruju

Meritoni: Unë e di s’je ti ai

Klodiani: E kupto? E rraha ngaqë më mbante gocën. Dhe e rraha e kupton?

Klodiani: Ruaju po të them se mos më thuash s’të kam thënë. Po i futa dhe nja dy gota raki tani, se kam kohë që s’e kam provuar.

Meritoni: Shsh, ndërroje atë muhabet. As në hajgare mos ta dëgjoj më atë muhabet, se të vlerësoj shumë dhe je i matur.