
**Alarm në Kumanovë, hidhet një bombë dore në oborrin e një shtëpie – nuk shpërtheu**
Një incident i rëndë është raportuar para pak minutash në Kumanovë, në rrugën **”Bajram Shabani”**, ku një bombë dore është hedhur në oborrin e një shtëpie.
Sipas informacioneve paraprake nga burime brenda policisë, mjeti shpërthyes nuk ka shpërthyer. Për shkak të rrezikut, në vendngjarje ka ndërhyrë Njësia Antiterroriste, e cila ka izoluar zonën dhe ka ndërmarrë procedurat për trajtimin e mjetit shpërthyes.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura informacione mbi autorin e dyshuar apo motivet e këtij incidenti.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
