LAJME / E Shtunë 6 Qershor 2026, 23:11

Ktheheshin nga dasma/ Aksident i rëndë, makinat përplasen kokë më kokë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Kthesa e Liqenit”.

Dy automjete tip “Fiat” dhe “Audi” janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë kanë mbetur të lënduar tre persona, një prej drejtuesve dhe dy pasagjerë, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Personat që udhëtonin me “Fiat” po ktheheshin nga një dasmë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, që ka bllokuar trafikun për disa minuta në këtë aks, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE