Një vatër e dytë e murtajës është shfaqur në qarkun e Korçës në fshatin Shkozë të bashkisë Maliq. Bëhet e ditur se vatra ndodhet në një fermë në pronësi të Enkel Shkembasit, ku pritet të asgjësohen rreth 192 krerë bagëti.
Rreziku në zonë konsiderohet i lartë, pasi pranë fermës ndodhen edhe shumë krerë të tjerë bagëtie, me më të afërtin në vetëm 500 metra largësi. Në total, rreth 5,000 krerë janë të ekspozuar ndaj infeksionit.
Aktualisht, po vijojnë të gjitha procedurat për asgjësimin e bagëtive të prekura, si dhe monitorimi i perimetrit brenda një distancë prej 3 kilometrash për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE