LAJME / E Enjte 5 Qershor 2025, 01:01

Konfirmohet në Shkodër rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, cfarë duhet të keni kujdes

Autoritetet veterinare shqiptare kanë konfirmuar rastin e parë të Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR) në vend. Sëmundja është identifikuar në një fermë mbarështimi dhish në njësinë administrative Postribë, qarku Shkodër.

Sipas njoftimit zyrtar të Bashkisë Shkodër, diagnoza është vërtetuar nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë pas analizimit të mostrave të marra nga Shërbimi Veterinar në terren.

Pasi u konstatua prania e virusit, autoritetet zbatuan menjëherë masat e përcaktuara në Planin Kombëtar të Kontigjencës për këtë sëmundje, për të garantuar izolimin dhe kontrollin e situatës.

Në këtë kuadër, fermerëve dhe mbarështuesve të kafshëve të imta u bëhet thirrje të marrin masa parandaluese, të kufizojnë lëvizjet e kafshëve dhe të raportojnë çdo shenjë të dyshimtë – si temperaturë, rrjedhje nazale, inflamacion i syve, diarre apo ngordhje të papritur – duke kontaktuar Shërbimin Veterinar Rajonal ose duke telefonuar në numrin falas 0800 3366.

Bashkia thekson se PPR nuk është sëmundje zoonotike dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin e njerëzve.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve do të vijojë monitorimin e situatës në bashkëpunim me strukturat përkatëse dhe do të informojë publikun në vijim do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE