
Komediani dhe ish-skenaristi i “Saturday Night Live” Kevin Brennan ka bërë një sërë statusesh në rrjetin social X pas vdekjes së yllit të serialit “Friends” Matthew Perry.
Vdekja e tij në moshën 54-vjeçare tronditi mbarë publikun, ndërsa siç duket, për Brennan kjo është “qesharake”.
“I mbytur në vaskë,” – shkruan ai, shoqëruar dhe me të qeshura nga pas. Pasi ky koment irritoi ndjekësit, komediani u përgjigj me një tjetër status.
“Nuk u talla, thjesht mendova se ishte për të qeshur. Por, më pëlqen shumë kur vdesin të droguarit,” – u shpreh ai.
Matthew Perry u nda nga jeta këtë të shtunë. Ai u gjet pa jetë në vaskën e shtëpisë së tij.
