LAJME / E Shtunë 6 Qershor 2026, 17:05

Koka e Ballukut për të shpëtuar Ramën dhe Berishën? Ish kryeministri: Ajo do hajë 60 vite burg

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se ish-zv.kryeministrjha, Belinda Balluku rrezikon të dënohet me 60 vite burg, referuar dosjes që SPAK ka ndaj saj dhe akuzave të reja të shtuar së fundmi.

Ai u shpreh kryeministrin Edi Rama se po përdor të gjitha mjetet e presionit për ta mbrojtur Ballukun.

“Belinda Balluku mund të dënohet me 60 vite burg, por dënimin e saj e ka bllokuar Rama me të gjitha mjetet e presionit.

Ndaj u bëj thirrje bashkatdhetarëve në të gjithë botën të ngrihen kundër kësaj diktature plaçkitëse që bazohet në krim, dhunë, vjedhje dhe drogë. Është rruga e vetme për t’i hapur rrugën integrimit të Shqipërisë. Rama duhet të largohet, nuk ka asnjë legjitimitet”, deklaroi Berisha, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE