
Ashtu siç kishte paralajmëruar pak ditë më parë bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Selvija, një tjetër projekt i artistit ka parë dritën e publikimit.
Bëhet fjalë për këngën “Nana”, e cila është publikuar zyrtarisht në YouTube dhe vjen si pjesë e angazhimit të familjes për të sjellë tek publiku krijimet që Shpati nuk arriti t’i publikonte gjatë jetës së tij.
Lajmin e kishte bërë të ditur vetë Selvija, e cila premtoi se do të vazhdojë të ndajë me fansat projektet muzikore që artisti kishte lënë të papërfunduara, duke mbajtur gjallë kujtimin dhe trashëgiminë e tij artistike.
Kënga është pritur me emocione të shumta nga admiruesit e Shpat Kasapit, të cilët kanë pasur mundësinë të dëgjojnë edhe një herë zërin e artistit të dashur.
Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është videoklipi i realizuar për projektin. Përmes përdorimit të Inteligjencës Artificiale, janë krijuar skena simbolike ku Shpati shfaqet me krahë engjëlli pranë nënës së tij, duke i dhënë klipit një dimension të veçantë vizual.
“Nana” konsiderohet vetëm fillimi i publikimit të materialeve të tjera të lëna nga këngëtari, ndërsa familja e tij ka bërë të ditur se projekte të tjera pritet të publikohen edhe në vijim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
