Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos ka deklaruar se në muajin qershor do të hapen të gjithë kapitujt e negociatave me Shqipërinë, duke shënuar një etapë vendimtare në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE.
Në një konferencë të organizuar nga Qendra për Studime Evropiane në Bruksel, Kos tha: “Na duhet të hapim një grup tjetër kapitujsh me Shqipërinë dhe kjo do të ndodhë në qershor. Me këtë hap, do të kemi hapur të gjithë kapitujt e negociatave. Me Edi Ramën kemi një marrëveshje. Unë gjithmonë insistoj që ky proces të jetë i bazuar në merita, por kemi rënë në ujdi për ta realizuar atë martesë të Shqipërisë me Europën – më në fund”
Ajo shtoi se më pas do të nisë procesi i mbylljes së kapitujve, që është faza përfundimtare dhe po aq e rëndësishme në integrimin e plotë të vendit në Bashkimin Evropian do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE