
Qeveria ka vendosur sot pasdite që të japë edhe ditën e premte 15 mars ditë pushimi për të gjithë administratën publike.
Për rrjedhojë edhe arsimi në të gjithë vendin do të jetë pushim
"Me këtë vendim të Këshillit të Ministrave u japim mundësi të gjithë punonjësve të shtetit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së bukur të Verës dhe fundjavës që gjithësesi e kanë pushim! Gëzuar Ditën e Verës", njofton kryeministri duke publikuar vendimin.
