LAJME / E Hënë 12 Shkurt 2024, 12:12

Katër viktima nga masakra në Athinë, 70-vjeçari qëlloi në drejtim të punonjësve pasi u pushua nga puna

Autori 70-vjeçar i sulmit  kreu vetëvrasje, pasi kuptoi se ishte rrethuar nga policia. Ai hyri në kompani pak pas orës 10:00 sipas orës lokale dhe hapi zjarr ndaj punonjësve.

Personi që shkaktoi masakrën është një ish punonjës i kompanisë i cili është pushuar para pak kohësh nga detyra e tij në të njëjtën kompani.

Autori qëndroi i armatosur në katin e dytë të godinës që sulmoi, ndërsa zona u rrethua nga forca të shumta policore.