
Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të TikTok, Diola ka këshilluar se të gjithë ata që vuajnë nga migrena duhet të konsumojnë kafen me kripë.
Nutricionistja e njohur, Diola Dosti, është kthyer padiskutim në një ndër personazhet më të komentuar të momentit.
Këshillat e saj zakonisht janë bërë tepër virale, duke u komentuar gjërë nga përdoruesit e rrjeteve sociale.
Ndërkohë që zbuloi viagrën natyrale, ku si pasojë pati një dyndje mesazhesh, së fundmi një tjetë këshillë e Diolës ka marrë jehonën.
Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të TikTok, Diola ka këshilluar se të gjithë ata që vuajnë nga migrena duhet të konsumojnë kafen me kripë.
“Kush vuan nga migrena duhet ta pijë kafen me kripë. Madje jo vetëm kafen por në çdo ushqim duhet të shtoni kripë”, nis të tregojë Diola në videon e postuar ditën e sotme.
Diola gjithashtu shton se në momentin që keni krizat e forta të migrenës, merrni pak kripë dhe vendoseni poshtë gjuhës. Sipas Nutricionistes, personat që vuajnë nga migrena nuk kanë mjaftueshëm kripë në trupin e tyre.
Sipas saj, disa nga arsyen pse nuk keni kripë në trupë, mund të jetë konsumimi i tepërt i ujit, djersitja e trupit apo tek femrat, një gjakdredhje masive gjatë ciklit.
Kujtojmë që disa ditë më parë, Diola Dosi ka publikuar një video në rrjetet sociale, e cila është bërë menjëherë virale dhe ka marrë qindra komente.
Në videon e shumëpërfolur, Diola ka zbuluar më shumë për viagrën natyrale dhe nutricionistja ka treguar mesazhet e shumta që ka marrë lidhur me këtë temë.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Dosti tregon se viagra natyrale njihet me emrin Ashwagandha dhe është një bimë me origjinë indiane.
Ajo ka treguar se kjo bimë mund ta japë efektin që në dy javët e para të përdorimit.
