LAJME / E Hënë 25 Mars 2024, 22:10

“Jam në habitatin dhe tokën time”, Bes Kallaku zbulon “kritikat” e Ijes: Ke Bubqin e non, pse u bëre kryeplak në Londër

Ka nisur nata e dytë e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, “Ferma VIP”.  16 VIP-a janë kthyer në fermerët më të dashur për shqiptart gjatë kësaj jave.

Kryeplaku i Arenës, Bes Kallaku e ka nisur spektaklin me batuta. Ditën e sotme gjyshja e tij, Ija e ka telefonuar dhe e “ka kritikuar” pse është bërë kryeplak në Lundër dhe jo në Bubq, në fshatin e origjinës.


Bes Kallaku: Dua të them vetëm telefonatën e sotme me Ijen time. Më tha “po ti ke Bubqin e nan shkove u bëre kryeplak atje në Londër.” Se Lundrës i thot Londër Ija ime. Unë jam në habitatin tim, janë në tokën teme.