LAJME / E Shtunë 6 Mars 2021, 11:11

Ish e dashura ruse e Rinianit të ‘Përputhen’, del video duke hyrë në hotel me një nga konkurentët e tjerë

Riniani, është një nga konkurentët e emisionit të dashurisë “Përputhen”, ku djemtë kërkojnë partneren e ardhshme të jetës. Së fundmi, në një lidhje direkte me emisonin ishte dhe ish e dashura ruse e Rinianit.

Marsela, e cila edhe pse ruante në rrjetet sociale ende fotot me Rinianin, tha se mes tyre çdo gjë kishte përfunduar. Mirëpo, nga një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se ajo shoqërohet me një tjetër djalë nga emisioni, Ervis Kurtin.

Ataja janë filmuar duke u futur bashkë në një hotel në qendër të Tiranës, ndërsa Ervisi e ndihmon Marselën të zbresë nga makina.