Në samitin e mbajtur ditët e fundit në Bruksel, ministrat pranuan që 3.5 për qind e GDP-së të përdoret për “shpenzimet bazë të mbrojtjes” si: armatime të rënda, tanke dhe avionë.
Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s ranë dakord të rrisin ndjeshëm kapacitetet ushtarake për çdo vend anëtar, si dhe për shpenzimin e 5 për qind të GDP-së për mbrojtjen.
Ndërsa 1.5 për qind e GDP-së do të shkojë çdo vit për infrastrukturën ushtarake, mbikëqyrjen dhe fuqinë kibernetike.
“Këto objektiva tregojnë se cilat janë fushat ku aleatët duhet të investojnë në vitet e ardhshme”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
Shtetet e Bashkuara ishin ato që nxitën vendet anëtare të rrisin dramatikisht shpenzimet dhe pikërisht ato presin të shohin shumë shpejt një “progres të besueshëm”.
“Kërcënimet me të cilat përballet NATO po rriten dhe kundërshtarët tanë nuk po presin që ne të riarmatosemi, apo që të jemi gati nëse ata bëjnë lëvizjen e parë”, tha Rutte.
Në një prononcim për mediat, shefi i Aleancës tha se rritja e shpenzimeve në 5 për qind është një nevojë urgjente, pasi Rusia mund të sulmojë shtetet anëtare në vitet e ardhshme.
“E kam seriozisht kur e them, pasi në të kundërt bëni mirë të filloni kurset e gjuhës ruse, ose të largoheni në Zelandën e Re”, u shpreh Rutte , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE