LAJME / E Premte 24 Korrik 2026, 00:12

Infermierja po debatonte me gruan e tij, 41-vjeçari merr

Greqia është tronditur nga një krim i rëndë. Rreth orës 17:00, një grua, e cila dyshohet se i kishte të mbuluara tiparet e fytyrës, hyri në një banesë duke mbajtur një thikë në dorë dhe i ra ziles së derës.

Kur banorja hapi derën, thuhet se nisi një debat i ashpër mes dy grave. Më pas, bashkëshorti 41-vjeçar i banores u shfaq në vendngjarje dhe dyshohet se e goditi gruan me thikë në shpinë.

Sipas informacioneve të deritanishme, çifti dyshohet se e ndoqi më pas gruan e plagosur, duke e goditur edhe me sende të forta, derisa ajo u rrëzua në rrugë.

Gruaja u dërgua me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Sirosit, ku mjekët e shpallën të vdekur. Sipas presidentit të POEDIN, Michalis Giannakos, viktima punonte si infermiere në Departamentin e Urgjencës së Atikës dhe ishte me origjinë nga Sirosi.

Ajo mbërriti në spital në gjendje shumë të rëndë, e veshur me uniformën e punës dhe me doreza, ndërsa kishte një plagë me thikë në shpatull.

Çifti është arrestuar dhe është dërguar në komisariat, ku po merret në pyetje. Autoritetet policore po hetojne me tej, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE